“U zgjova nga krismat”, dëshmia e Rozalina Plakut për masakrën në Roskovec, ja çfarë ndodhi në katër orët e pengmarrjes

“U zgjova nga krismat”, dëshmia e Rozalina Plakut për masakrën në Roskovec, ja çfarë ndodhi në katër orët e pengmarrjes

Rozalina Plaka, prindërit e së cilës u vranë të premten nga ish-i fejuari i saj, Refit Nertil Buzi, do të rimerret në pyetje nga prokurorët e çështjes. Kjo sepse dëshmia e saj e parë në polici, nisur nga rrethanat e pengmarrjes së saj nga ish-i fejuari, ishte e paplotë. Burime pranë familjes Plaka thanë se 25-vjeçarja ka rrëfyer se ishte në gjumë kur ndodhi vrasja e babait të saj dhe plagosja për vdekje e nënës. Ajo deklaroi se është zgjuar pasi ka dëgjuar krismat e armës dhe, kur ka dalë nga dhoma, ka parë babanë të shtrirë përtokë, ndërkohë që ish-i fejuari e ka marrë me forcë, duke e kërcënuar me armë, dhe e ka futur në makinë, për t’u larguar më pas drejt kodrave...