U qëllua me 9 plumba/ Stabilizohet gjendja e të plagosurit nga atentati në Sarandë

U qëllua me 9 plumba/ Stabilizohet gjendja e të plagosurit nga atentati në Sarandë

Burime pranë spitalit të Janinës bëjnë me dije se janë evidentuar në trupin e tij 3 plumba me armë zjarri, dy në afërsi të mëlçisë dhe një në kërbishte. Plumbat nuk kanë prekur asnjë organ jetësor dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës ku iu dhanë dy flakonë gjak dhe mjekimit më të specializuar nga kirurgët grekë gjendja e të plagosurit paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë sapo ka zbardhur dita e sotme grupi hetimor ka shkuar sërish në vendin e ngjarjes dhe në një perimetër të gjerë po mbledh kamera sigurie dhe elementë të tjerë, ndërkohë që njëkohësisht po merren edhe disa persona në pyetje.