U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

Është shkrumbuar totalisht magazina që u përfshi nga flakët një ditë më parë, në Shkozet të Durrësit. Pavarësisht ndërhyrjeve, efekivët kane mundur vëtëm të kufizojnë përhapjen në objektet afër magazinës. Por, nuk kanë mundur të shuajnë flakët që përfshinë magazinës. Në operacionin që zgjati disa orë u angazhuan 24 punonjës të shërbimit zjarrfikës, dy prej të cilëve pësuan asfiksi si pasoje e tymit.  Ata u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit ku morën ndihëm e nevojshme mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Tymi i dendur pengoi edhe qarkullimin e mjeteve në autostradë.  Në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor “Martin Camaj”, në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës lëvizja e mjeteve u bllokua. Zjarri...