U mbyt në liqenin e Ulzës pas aksidentit me mjet uji, gjendet pas dy ditësh trupi i pajetë i 37-vjeçarit

U mbyt në liqenin e Ulzës pas aksidentit me mjet uji, gjendet pas dy ditësh trupi i pajetë i 37-vjeçarit

Pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive, është gjetur trupi i pajetë i Armando Zajsit, nga Laçi, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një aksidenti me mjet uji në Liqenin e Ulzës. Operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua me angazhimin e forcave të shumta nga institucione shtetërore dhe vendore. Në aksion morën pjesë Forcat e Armatosura, Forca Detare, RENEA, Policia e Shtetit, shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Mbrojtja Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona dhe qytete të tjera. Në njoftimin e policisë thuhet: Në vijim të informacionit paraprak që ka të bëjë me ngjarjen e datës 15.06.2026, të ndodhur në Liqenin e Ulzës, ku shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se u mbyt pasi humbi kontrollin...