U gjet pranë Lefkadas/ Droni me 100 kg eksploziv do godiste anijet ruse në Mesdhe! Porti i Vlorës dhe ai i Libisë nën hetim…
Autoritetet greke vijojnë hetimet lidhur me mjetin lundrues pa pilot, (dron detar) të mbushur me eksploziv që u gjet pranë Lefkadës. Skenarët rreth mënyrës se si droni detar i ngjashëm me ata të përdorur nga Ukraina, i mbushur me lëndë shpërthyese, u gjet në Lefkada kanë shkaktuar shqetësim dhe alarm serioz. Gjatë një investigimi gazetari Yannis Sotiropoulos zbulon për STAR, përmes pamjeve dokumentare, objektivat e mundshëm të këtij mjeti. Droni detar i gjetur në Lefkada ishte i ngarkuar me 100 kilogramë lëndë shpërthyese. Pamjet satelitore të siguruara nga STAR tregojnë gjithashtu një flotilje ruse duke lundruar këto ditë në Mesdhe. Konkretisht, janë fiksuar pozicionet e anijeve si në jug të Kretës, ashtu edhe pranë Maltës. Mediat ndërkombëtare dhe analistë ekspertë besojnë se anijet ruse në ujrat ndërkombëtare...
Burimi:
syri.net