U ekstraduan nga Dubai një ditë më parë, GJKKO lë në burg 4 persona, mes tyre edhe anëtarë të grupit të Jetmir Pepës e bosit të ‘Cincos’

U ekstraduan nga Dubai një ditë më parë, GJKKO lë në burg 4 persona, mes tyre edhe anëtarë të grupit të Jetmir Pepës e bosit të ‘Cincos’

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg këtë të shtunë Kristo Qiricin alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici , Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, Ilir Lazri alias Ilir Sula dhe Shkëlzen Kraja. Ata u ekstraduan një ditë më parë nga Dubai teksa ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale, si të përfshirë në grupe kriminale. Kristi Qirici alias Jetmir Hoxhaj apo Jetmir Qirici, së bashku me Shkëlzen Kraja, janë të dyshuar si pjesë e grupit kriminal që kultivonte kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021 dhe më pas droga trafikohej drejt Greqisë. Qirici është gjithashtu dhe vëllai i Edmond Papës, biznesmeni i ekzekutuar në dhjetor 2022.