U bllokuan në Durrës, dërgohen për ekspertizë gurët që mendohen të jenë prej diamanti

U bllokuan në Durrës, dërgohen për ekspertizë gurët që mendohen të jenë prej diamanti

Katër gurë të dyshuar si diamante, të sekuestruar nga Policia Kufitare e Portit, janë dërguar për ekspertizë me qëllim përcaktimin e përbërjes, autenticitetit dhe vlerës reale të tyre. Gurët u gjetën gjatë kontrollit të shtetasit Dhionis Dervishaj, i cili kishte mbërritur në Shqipëri nga Ankona. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për gurë të çmuar me përmbajtje diamanti. Burime hetimore bëjnë me dije se vlerësimi fillestar i tyre është rreth 1.100 euro për secilin gur, duke e çuar vlerën totale në afro 4.400 euro. Megjithatë, vlera dhe natyra e saktë e gurëve do të përcaktohen vetëm pas përfundimit të ekspertizës nga specialistët përkatës. Paralelisht, grupi hetimor po kryen verifikime për të zbardhur origjinën e gurëve, mënyrën se si janë siguruar dhe qëllimin e futjes...