U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital
Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën rrugës për në spital drejtuesi i një furgoni, shtetasi Antonio Mateli rreth 20 vjeç, banues në Ksamil. Forca të shumta policie në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.
Burimi:
javanews.al