Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka reaguar lidhur me lajmin për humbjen e jetës së një shtetaseje të huaj në Palasë, duke sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sipas policisë, rreth orës 11:45 të datës 30 korrik 2026, Stacioni i Policisë Dhërmi u njoftua nga Qendra Shëndetësore e Palasës se në ambientet e saj ishte dërguar një shtetase gjermane, M. S., 33 vjeçe, e cila kishte shfaqur probleme shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës së menjëhershme mjekësore, 33-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Nga veprimet paraprake hetimore, autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një vdekje natyrale, pasi shtetasja gjermane dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kryer të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje, në bashkëpunim me grupin...
Burimi:
javanews.al