Tubimi kundër projektit në Zvërnec, shoqërohen 15 protestues dhe 2 roje privatë
Një tubim i organizuar nga banorët e fshatit Zvërnec në zonën e quajtur “Portonovë” është përshkallëzuar në përplasje fizike dhe akte dhune, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit. Banorët lokalë ishin grumbulluar për të kundërshtuar zbatimin e një projekti ndërtimor nga një kompani private, por situata ka precipituar kur një grup protestuesish ka tentuar të dëmtojë rrethimin e jashtëm të kantierit, gjë që ka sjellë edhe reagimin e shoqërisë private të sigurisë që ruante objektin. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, e cila kishte planifikuar masa për garantimin e rendit dhe mbrojtjen e pronës private, ndërhyri menjëherë për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në terren. Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga autoritetet policore, konflikti ka marrë përmasa të dhunshme në momentin kur një...
Burimi:
javanews.al