Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Një tjetë ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, pak pas mesnatës së sotme. Një 50 vjeçar është vrarë me armë zjarri rreth orës 00:10 në fshatin Bërxull të Vorës. Njoftimi: Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.