Tritoli në Tiranë, zbardhet itinerari i autorit të dyshuar/ Pronari: Nuk kam konflikte

Tritoli në Tiranë, zbardhet itinerari i autorit të dyshuar/ Pronari: Nuk kam konflikte

Autoritetet dyshojnë se autori i shpërthimit në marketin në Tiranë mund të jetë një banor i zonës. Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se është zbardhur i gjithë itinerari që ai ka ndjekur, falë pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë në zonë. Ndërsa pronari i marketit, ku edhe ndodhi shpërthimi Lulzim Lika ka thënë se nuk ka konflikte me askënd. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes. Njoftimi i policisë; Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje...