Tritol biznesit të Noizyt dhe gjoba 1 mln € që vendosi Laert Haxhiu, Artan Tafani rrëfen në sallën e gjyqit episodin

Tritol biznesit të Noizyt dhe gjoba 1 mln € që vendosi Laert Haxhiu, Artan Tafani rrëfen në sallën e gjyqit episodin

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka dëshmuar në gjyqin kundër Laert Haxhiut duke rrëfyer se pse ky i fundit porositi vënien e tritolit në biznesin e këngëtarit Rigels Rajku, njohur si ‘Noizy’. Tafani rrëfeu gjithashtu edhe për një gjobë që banda e Haxhiut I vendosi një biznesmeni nga Lushnja, që u shantazhua pranë Tiranës. I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka rrëfyer këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme disa prej ngjarjeve kriminale të kryera nga grupi i Laert Haxhiut ku bënte pjesë, përfshirë vënien e tritolit në lokalin e këngëtarit Rigels Rajku, njohur si Noizy, pas një sherri me reperin tjetër Klevio Ahmetajn “Nëna dhe motra e Kleviolit morën në telefon Laertin, e pyesnin si e rrahën kështu, Laerti u vu në siklet,...