Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik

Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik

Policia e Vlorës ka finalizuar tre operacione të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, vjedhjes me dhunë dhe transportimit të paligjshëm të personave që synonin të kalonin kufirin drejt Greqisë. Si rezultat i aksioneve janë arrestuar tre shtetas, ndërsa janë sekuestruar një pistoletë me krehër dhe fishekë, një thikë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e emigrantëve. Operacioni i parë, i koduar “Pasagjeri”, u zhvillua nga Stacioni i Policisë Dhërmi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit të një taksie u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 26 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, të cilit iu gjet një pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën e mbante pa leje. Në operacionin “Thirrja”, të zhvilluar nga...