Transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, arrestohen 4 persona në Korçë
Katër persona në Korçë janë arrestuar në Korçë pasi dyshohen të kenë transportuar mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri. Prokuroria e Korçës njofton se shtetasit me iniciale V.N. dhe A.N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kishin ngritur një aktivitet të qëndrueshëm kriminal për futjen e konfeksioneve në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Ata udhëtonin drejt shtetit grek me automjete të përshtatura posaçërisht për këtë veprimtari, të cilave u ishin hequr sediljet e pasme për të rritur kapacitetin transportues dhe për të shmangur dyshimet gjatë lëvizjeve. Mallrat siguroheshin në Greqi dhe liheshin pranë vijës kufitare, ndërsa më pas transportoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kufirit të gjelbër nga bashkëpunëtorë të tjerë. Në disa raste, mallrat merreshin nga vetë organizatorët në zonat kufitare,...
Burimi:
javanews.al