Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura janë mbytur në det. Dyshohet se vajzat janë të moshave 11 dhe 9 vjeç dhe të pashoqëruara. Trupat e pajetë të të miturave janë transportuar për në morgun e Lezhës. “Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në...