Tragjedi në Ksamil: Humb jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi pas përplasjes së jet car me skafin e Policisë
Tragjedi në Ksamil: Humb jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi pas përplasjes së jet car me skafin e Policisë. Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Ksamilin, ku një aksident detar i regjistruar në Ksamil i ka marrë jetën një të riu 22-vjeçar. Viktima është Albiano Kreçi, banor i Ksamilit, i cili humbi jetën pas përplasjes së mjetit lundrues që drejtonte me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, aksidenti ndodhi rreth orës 18:30. Përplasja shkaktoi alarm të menjëhershëm në zonë, ndërsa forca të shumta policie, mjete të Policisë Kufitare dhe ekipet e emergjencës u angazhuan në operacionin e shpëtimit. Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se 22-vjeçari po lundronte me një mjet tip “jet car”...
Burimi:
shkodraweb.com