Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Agonas të Kavajës. Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar në tragjedi Rreth orës 20:30, dyshohet se gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë, 76 vjeçari ka goditur me mjet prerës vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç. Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën rrugës. “Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë...
Burimi:
vizionplus.tv