Tragjedi në Divjakë, 57-vjeçari humb jetën pasi përmbyset zetori në arë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Babunje e Re, në Divjakë. Një 57-vjeçar, i identifikuar si Kujtim Meçi ka humbur jetën, teksa po punonte tokën e tij, kur zetori që po përdorte është përmbysur duke e zënë poshtë. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Burimi:
javanews.al