Tragjedi! Dallgët ‘rrëmbejnë’ katër të rinj në Shëngjin, dyshohet për viktima
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në vijën bregdetare të kësaj zone, ndërsa paraprakisht thuhet se i mori dallga. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.
Burimi:
javanews.al