Trafikimi i lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK çon për gjykim 15 të pandehur

Trafikimi i lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK çon për gjykim 15 të pandehur

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 15 të pandehur, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal ka organizuar trafikimin e lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine, si Brazili, Ekuadori dhe Kolumbia, si edhe nga Spanja e Maroku drejt disa vendeve evropiane, përfshirë Italinë, Belgjikën, Holandën dhe Spanjën. Në total, hetimet kanë dokumentuar trafikimin e 8.126 kilogramëve lëndë narkotike, konkretisht:7.261 kg kokainë;590 kg hashash;275 kg kanabis.Sipas dosjes hetimore, të pandehurit kanë koordinuar aktivitetin kriminal edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC, të siguruara nga autoritetet franceze në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.SPAK thotë se Artur Hoxhosmani, Genti Nderjaku, Nazmi Shahini, Devid Patrut, Ermir Ndreaj...