Trafik armësh në mes të Tiranës/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

Trafik armësh në mes të Tiranës/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

Një operacion i finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka çuar në arrestimin e katër personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e armëve të zjarrit. Siç bën me dije gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, hetimet për këtë grup kishin nisur prej më shumë se tre muajsh. Gjatë kësaj periudhe, policia ka identifikuar gjashtë persona të dyshuar, të cilët dyshohet se vepronin të ndarë në dy ose tre grupe kriminale dhe kishin lidhje me grupe të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Sipas hetimeve, ata merreshin kryesisht me trafikimin dhe shitjen e pistoletave, por edhe të armëve të tipit kallashnikov. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar origjinën e armëve, ndërsa dyshohet...