Trafik armësh dhe grup kriminal, GJKKO jep dënimet për Hoxhajn, Tutajn dhe Turtullin
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për një çështje që lidhet me trafikimin e armëve dhe municioneve drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku të pandehur ishin Adulla Hoxhaj, Admir Tutaj, Rifat Avdiaj dhe Bojken Turtulli. Pas zhvillimit të procesit me procedurën e gjykimit të shkurtuar, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Rudina Palloj dhe Atalanta Zeqiraj vendosi dënimin e tre prej të pandehurve dhe shpalljen të pafajshëm të njërit prej tyre. Sipas vendimit, Adulla Hoxhaj u shpall fajtor për tentative për trafikim armësh dhe municionesh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve dhe u dënua me 13 vite burg. Pas bashkimit të dënimeve dhe përfitimit nga gjykimi i...
Burimi:
javanews.al