Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori
Policia e Tiranës ka arrestuar një person në zonën e Ali Demit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Burime paraprake bëjnë me dije se personi i arrestuar është ndaluar në flagrancë dhe se gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit, të cilën e mbante pa leje. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv