Tiranë, në pranga gruaja që vodhi 40 mijë paund në një market. I arrestuar edhe një 28-vjeçar

Tiranë, në pranga gruaja që vodhi 40 mijë paund në një market. I arrestuar edhe një 28-vjeçar

Dy raste vjedhje të ndryshme të ndodhura në Tiranë janë zbardhur nga policia brenda 24 orëve duke vënë në pranga 2 persona. Gjatë operacionit “Kaseta”, u arrestua shtetasja M. Xh., e dyshuar për vjedhjen e 40 000 paundëve. Sipas hetimeve, shuma ishte lënë përkohësisht në kasetën e depozitimit në një market nga një klient, punonjës i një subjekti për këmbimin e valutave. Policia bëri të ditur se shuma e parave u gjet në subjektin ku punonte e dyshuara dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Edhe gjatë operacionit “The Driver”, u arrestua shtetasi L. B., 28 vjeç. Sipas policisë, gjatë 6 muajve ai dyshohet se ka përvetësuar rreth 3 000 000 lekë, duke shitur për llogari të tij pajisje të një subjekti ku ishte...