Thyen ‘Arrestin në shtëpi’ dhe shkuan në Vlorë për vjedhje, në pranga dy burrat nga Tirana

Thyen ‘Arrestin në shtëpi’ dhe shkuan në Vlorë për vjedhje, në pranga dy burrat nga Tirana

Dy persona nga Tirana kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi u kapën në flagrancë teksa tentonin të vidhnin një banesë në qytetin bregdetar, edhe pse të dy ishin me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar pikërisht për të njëjtën vepër penale. Mësohet se shtetasit A. G., 48 vjeç dhe A. H., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë, kishin precedentë të theksuar penalë për vjedhje dhe ishin nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të njëjtën vepër penale. Sipas policisë, dy të arrestuarit kishin thyer masën e sigurisë dhe ishin zhvendosur nga Tirana drejt Vlorës për të vijuar veprimtarinë kriminale. Ata u kapën në flagrancë në lagjen “Bashkimi”, në momentin kur, me pajisje të posaçme, po tentonin të hapnin...