Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe vodhi në dy banesa, pranga të riut në Astir
Një i ri ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi dy banesa gjatë ditëve të fundit. Gjatë operacionit në zonën e Astirit, shërbimet e Policisë i bënë shenjë ndalimi motomjetit me të cilin lëvizte 22 -vjeçari, por ai nuk iu bind urdhrit dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi. Pas ndjekjes policore nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij. Nga verifikimet rezultoi se 22-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, në datat 22.04.2026 dhe 23.04.2026, ka vjedhur shuma parash në 2 banesa. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku mund të jetë...
Burimi:
javanews.al