Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin shkurt në Sarandë, shpallen në kërkim dy autorët (EMRAT)
Policia ka identifikuar 2 autorët që tentuan të vrisnin me eksploziv Mirash Gjikolën në shkurt të këtij viti në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol Të dyshuarit janë identifikuar si Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Njoftimi i plotë: Si rezultat i një pune intensive hetimore nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol, pas provave...
Burimi:
vizionplus.tv