Tentoi t’i fusë telefonin në burg bashkëshortit të dënuar, pezullohet takimi në Rrogozhinë

Tentoi t’i fusë telefonin në burg bashkëshortit të dënuar, pezullohet takimi në Rrogozhinë

Është parandaluar një tjetër tentativë e futjes së sendeve të ndaluara në burgun e Rrogozhinës. A2 CNN mëson se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua futja e një telefoni celular në regjimin e brendshëm të institucionit. “Gjatë kontrollit të shtetases B. D., e cila kishte ardhur për takim me bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, me ngjyrë të zezë, i fshehur në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit”, njofton drejtoria e Burgjeve në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, menjëherë u pezullua takimi i të burgosurit me bashkëshorten, u mbajt procesverbal për bllokimin e sendit, si edhe u njoftuan drejtuesit e institucionit dhe u vu në...