Tentoi ta vriste me thikë 59-vjeçarin pas sherrit, arrestohet autori
Një person ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me mjet prerës një 59-vjeçar. Mirjan Dedja qëlloi Roland Beqirajn me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal. Në pranga po ashtu ra edhe i plagosuri pasi tentoi të fshehte ngjarjen. Sipas njoftimit i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar. Arrestohet edhe i dëmtuari, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit se në spitalin rajonal, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, një 59-vjeçar i dyshuar i dëmtuar me...
Burimi:
ntv.al