Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë rrethuar trojet në Baks-Rrjoll të Velipojës, kurse qytetarët që pretendojnë pronësinë prej muajsh vijojnë të protestojnë kundër zaptimit të tokave. Banorët në Baks-Rrjoll pretendojnë se një ish-zyrtar i Kadastrës Shkodër ka tjetërsuar dokumentet e pronësisë, duke përvetësuar sipërfaqe të tëra toke dhe më pas ia ka shitur investitorit, i cili do të ndërtojë një resort turistik në bregdetin e Velipojës. Ndonëse rasti po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës, investitori nuk është tërhequr, gjë që ka nxitur tensione mes banorëve që pretendojnë pronësinë, me përfaqësues të kompanisë ndërtuese dhe policisë private që ruan pronat, të cilët janë përleshur edhe fizikisht me njëri-tjetrin. Këto raste janë shoqëruar me procedime të shumta për banorët, ndërsa leja e zhvillimit është...