Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, pranë ish-Fabrikës së Miellit! Çfarë dihet deri tani
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si pranë ish-Fabrikës së Miellit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Pas njoftimit, forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Aktualisht nuk dihen motivet dhe as autorët e mundshëm, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia.
Burimi:
syri.net