Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, raportohet për 1 të plagosur
Një person është plagosur me armë zjarri këtë të hënë, 29 qershor, në Pogradec. Burime për gazetaren e Klan News, Daniela Zisi, bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është shtruar në spitalin e Pogradecit, ku dhe po merr ndihmë mjekësore. Sakaq, i plagosuri me iniciale B.S., është një emër i njohur për uniformat blu për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ashtu sikurse dhe është përfshirë disa hertë në konflikte.
Burimi:
javanews.al