Të shtëna me armë në Gjormë të Kurbinit, një 22-vjeçar dërgohet te Trauma
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Gjormë të Kurbinit, ku dyshohet se ka mbetur i plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake për SYRI-n, një 22-vjeçar është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe identiteti i autorit të dyshuar.
Burimi:
syri.net