Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta në Tepelenë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 persona

Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta në Tepelenë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 persona

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Tepelenës, ku një konflikt i çastit degjeneroi në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri. Identifikohen pesë të dyshuarit Pas veprimeve të thelluara hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e plotë të personave të përfshirë në këtë incident, të cilët tashmë janë shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia. “Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve R. Ç., 23 vjeç, Sh. Ç., 22 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, A. Ç., 58 vjeç dhe...