Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra. Mësohet se të pandehurit kanë dhunuar Petrit Çakrajn, pasi ky i fundit ka nisur të dëshmojë për ngjarjen. Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.
Burimi:
opinion.al