Të miturit luanin në trotuar, drejtuesi i mjetit i dehur në timon

Të miturit luanin në trotuar, drejtuesi i mjetit i dehur në timon

Dy fëmijë kanë ndërruar jetë dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, pasi u përplasën nga një automjet në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Të miturit kanë qenë duke luajtur në trotuarin pranë banesës, ndërsa janë përplasur nga mjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi. Ky i fundit është larguar nga vendngjarja, por është ndaluar më pas nga policia, ndërsa në testin e alkoolit ka rezultuar me nivele të larta. Sipas banorëve, Radaçi njihet si person që në zonën e ish-Kënetës, ku dhe banonte vetë, drejtonte mjetin me shpejtësi tepër të lartë.