Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Merr fund arratia e dy personave të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Policia e Durrësit ka bërë me dije se është arrestuar në aksin rrugor “Rrogozhinë–Peqin”, 46-vjeçari Enkelet Avduli, pasi Gjykata e Apelit të Bolonjës, e ka dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Po ashtu, është vënë në pranga dhe 38 vjeçari S.K., pasi autoritetet gjyqësore në Madrid e dënuar me burg për 2 vepra penale, konkretisht “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”. Dy të arrestuarit pritet të ekstradohen në Itali dhe Spanjë. Njoftimi i plotë: DVP Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar...