Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas videos së publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, ku dallohen brenda një qelie personazhe të njohur të botës së krimit, të konsideruar edhe me rrezikshmëri të lartë, si ish-kreu i bandës së Durrësit Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi, të cilët po festojnë në qeli me telefon, alkool e lëndë narkotike. Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se një pjesë e personave të shfaqur në video janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026. Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lajmëron se menjëherë pas qarkullimit të videos kanë nisur procedurat për hetim, pjesë e të cilit do të jetë i gjithë zinxhiri komandues i Burgut të...