Taksistët protestojnë para Bashkisë Sarandë, kërkojnë zgjidhje për konkurrencën e pandershme dhe parkimet

Taksistët protestojnë para Bashkisë Sarandë, kërkojnë zgjidhje për konkurrencën e pandershme dhe parkimet

Rreth 60 shoferë taksie kanë protestuar paraditen e sotme përpara Bashkisë Sarandë, duke ngritur shqetësime për kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tyre dhe atë që e cilësojnë si konkurrencë të pandershme në tregun e transportit të pasagjerëve.     Në ambientet përpara bashkisë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë. Protestuesit tentuan të hynin në godinën e Bashkisë Sarandë për të zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë, por sipas tyre u penguan fillimisht nga forcat e rendit.   Pas rreth dy orësh protestë dhe qëndrimi para institucionit, një përfaqësi e taksistëve u lejua të hynte në bashki për të zhvilluar një takim me përfaqësues të administratës vendore, ku pritet të diskutohet mbi problematikat e ngritura nga sektori i transportit.  ...