SYRI TV/ ‘Dosja Saranda’, krim, policë të korruptuar dhe ndëshkim
Operacioni që dërgoi në pranga katër punonjës policie, përfshirë shefin e komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllarin, nxori në pah edhe njëherë implikimin e policisë jo vetëm në krim urban, por edhe me subjekte të njohura të botës së krimit kundër jetës. I tillë është rasti i Isuf Jaçajt, i vrarë me eksploziv vitin e kaluar, pikërisht për shkak të konflikteve me një grup kriminal për prona. Burimet konfirmuan se drejtuesit policorë në Sarandë morën para për të mos kryer veprime në dëm të ndërtuesve, ose për të kryer procedura kundër ligjit në favor të tyre. Katër punonjës të Policisë së Shtetit, përfshirë shefin e komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, kanë përfunduar në pranga lidhur me favorizimet apo mosveprimet ndaj ndërtimeve pa leje në jug të...
Burimi:
syri.net