SYRI TV/ Arapaj nën terror, banorët ngrihen në protestë: Motër e vëlla na kërcënojnë, policia nuk ndërhyn

SYRI TV/ Arapaj nën terror, banorët ngrihen në protestë: Motër e vëlla na kërcënojnë, policia nuk ndërhyn

Banorët e fshatit Arapaj në Durrës kanë denoncuar dy të rinj, motër e vëlla, që po terrorizojnë gjithë zonën. Sipas banorëve, 22-vjeçari drejton makinën me shpejtësi sa herë kalon në lagje, duke rrezikuar jetën e fëmijëve të tyre, dhe ata druajnë se ngjarja e ndodhur këtë të dielë në zonën e Ish-Kënetës mund të përsëritet. Nga ana tjetër, edhe motra e tij, e cila sipas banorëve studion në akademinë e policisë, shpesh kërcënon dhe dhunon banorët e lagjes. Ndërkohë, policia, sipas tyre, nuk ka marrë asnjë masë, pavarësisht denoncimeve. Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në lagjen nr.15 në Durrës mund të përsëritet nëse nuk merren masa. Ky është paralajmërimi dhe frika e banorëve të fshatit Arapaj në Durrës, të cilët, përmes...