Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë
Zjarri masiv që pushtoi kodrat e fshatrave Kostar dhe Vllahat të Mesopotamit në bashkinë e Finiqit u kthye shpejt në një rrezik për banorët. Flakët avancuan deri në oborret e banesave. Autoritetet ndërhynë menjëherë duke bërë evakuimin e banorëve dhe duke krijuar një perimetër, për të frenuar përparimin e zjarrit. Në zonë mbërritën rreth 40 forca zjarrfikëse të Delvinës, Finiqit dhe Konispolit, ndërsa nga ajri u aktivizuan 3 helikopterë të Forcave të Armatosura. Autoritetet thonë se angazhimi ka qenë i menjëhershëm dhe se është ende herët për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. MALLAKASTËR – Më herët një tjetër vatër u aktivizua pranë fshatit Hekal të Mallakastrës. Flakët të favorizuara nga era e fortë u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte...
Burimi:
javanews.al