Sulmuan policët, deputetët dhe gazetarët! Pranga 19 protestuesve, procedohen 12 të tjerë
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 të tjerë për incidentet e ndodhura gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, 2 korrik, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit akuzohen se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e Policisë, kanë dëmtuar një automjet policie, si edhe kanë sulmuar deputetë të Kuvendit. Mes të arrestuarve është edhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një gazetar gjatë protestës. Policia bën të ditur se gjatë tubimit mbetën të lënduar 15 punonjës policie, ndërsa u dëmtua edhe një automjet i Policisë së Shtetit. Në kuadër të hetimeve janë proceduar penalisht edhe 12 shtetas të tjerë, ndërsa grupi hetimor vijon...
Burimi:
javanews.al