Sulmi mbi autobusin shqiptar tmerroi Gjermaninë/ Mediat konfirmojnë: U vodh një shumë e madhe parash droge
Sulmi mbi një autobus shqiptar në Gjermani gjatë vitit të kaluar tronditi opinionin publik. Mbi ngjarjen pati shumë spekulime. Por tashmë mediat gjermane raportojnë se gjurmët e hetimit të çojnë në Shqipëri. Sipas këtyre medieve, nga autobusi i udhëtimit është vjedhur një shumë e madhe parash droge. “Ishte një raportim që tmerroi mijëra pushues: Në zemër të Bavarisë, në autostradën A93 në rrethin e Kelheim, pasagjerët e një autobusi turistik dyshohet se u sulmuan dhe u grabitën. Tani është konfirmuar: Autorët ia mbathën me një shumë të madhe parash, të cilat mund të kenë ardhur nga pazaret e drogës,” shkruan media gjermane Mittelbayerische. Sipas informacioneve të BILD, tre të dyshuarit e detyruan një autobus të vogël me dhjetë pasagjerë dhe një shofer që të dilte...
Burimi:
syri.net