“Sulm ndaj pronës private”, shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

“Sulm ndaj pronës private”, shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

Shoqëria Riviera Kakome sh.p.k. ka reaguar pas incidenteve të ndodhura dje në zonën e Kakomesë, duke denoncuar atë që e cilëson si një akt të dhunshëm ndaj pronës së saj private dhe duke hedhur poshtë pretendimet se qytetarëve u është penguar hyrja në plazh. Në një deklaratë publike, kompania thotë se disa dhjetëra persona, të pajisur me varre dhe mjete të tjera, kanë hyrë në territorin e pronës duke dëmtuar portën, rrethimin, kabinën e rojeve dhe objekte të tjera. Sipas saj, për incidentin janë mbledhur prova dhe do të ndiqen procedurat ligjore ndaj personave përgjegjës. Riviera Kakome kundërshton gjithashtu pretendimet se aksesit në plazh i është vënë pengesë. Kompania shprehet se kufizimi vlen vetëm për hyrjen në truallin privat të rrethuar me leje ndërtimi, ndërsa...