Sterilizimi/ Gjykata i ndryshoi akuzën, avokatët e Beqajt: Do kërkojmë pushimin e çështjes

Sterilizimi/ Gjykata i ndryshoi akuzën, avokatët e Beqajt: Do kërkojmë pushimin e çështjes

Avokatët e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të kërkojnë pushimin e çështjes për Sterilizimin, në seancën e radhës gjyqësore. Në një konferencë për mediat, avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj, tha se procesi ndaj Beqajt ka dalë nga shinat procedurale dhe kushtetuese. Kërkesën për të pushuar çështjen, avokati e argumenton me faktin se Beqajt iu ndryshua akuza nga shpërdorim i detyrës në në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” si grup të strukturuar kriminal. “Gjatë seancës gjyqësore, Gjyqtarja e seancës paraprake e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në referencë të përcaktimit të bërë në nenin 332/d, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, duke gjykuar se në rastin konkret cilësimi juridik i faktit nga ana e prokurorëve ishte i gabuar, ftoi...