SPAK zbarkon në Devoll, kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

SPAK zbarkon në Devoll, kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me pjesëmarrjen e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), po zhvillohet në Devoll. Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se hetuesit po ushtrojnë kontrolle në banesën e Devi Agos, ish-punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) për rajonin juglindor. Burimet bëjnë me dije se Ago ka dhënë dorëheqjen pak kohë më parë, ndërsa operacioni dyshohet se lidhet me hetime për elementë penalë që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK për natyrën e plotë të operacionit. Në fokus të hetimeve dyshohet se është edhe Klevis Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake, i cili raportohet se ka lidhje shoqërore me Agon. Operacioni vijon ende...