SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

Nuk e bën për herë të parë: sa herë është keq, shpif e sulmon gazetarët. Po këtë radhë mori përgjigje. Sali Berisha dhe Syri i tij jo për herë të parë sulmojnë dhe shpifin për gazetarin Sokol Balla. Kësaj radhe përhapi në rrjetin e tij të portaleve me para të pista se mbi gazetarin e njohur ishin bërë kontrolle në shtëpi. ABC News pyeti zyrtarisht SPAK. Përgjigjen e ndjekim më poshtë. Prokuroria e Posaçme ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar këtë të shtunë nga televizioni Syri Tv, i cili pretendoi se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e gazetarit Sokol Balla. Zyra e shtypit e strukturës së posaçme, iu përgjigj zyrtarisht interesit të ABC News lidhur me këtë spekulim, duke thënë se banesa e shtetasit Sokol...