SPAK kërkon pushimin e hetimit, GJKKO rrëzon kërkesat e PD-së për çështjen e Irena Gjokës
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesat e përfaqësuesve të Partisë Demokratike që procedimi mbi pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka të mos shqyrtohej nga GJKKO, por nga një gjykatë tjetër. Po ashtu, u rrëzua edhe kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga kjo çështje. Adriana Kalaja dhe Jamarbër Malltezi, përfaqësues të PD-së, pretenduan se GJKKO gjendet në konflikt interesi dhe kërkuan që çështja të gjykohej nga një trup tjetër gjykues. Gjyqtarja Rudina Palloj, pas shqyrtimit të kërkesave, nuk konstatoi shkaqe ligjore për t’i pranuar ato, duke i rrëzuar në tërësi. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Hetimi ishte hapur mbi bazën e kallëzimit të Adriana...
Burimi:
javanews.al